Panairi2024

Panairi Shqiptar 2024

Kompania “Albpress”  me seli në Winterthur të Zvicrës  organizon në Zvicër Panairin Shqiptar 2024 .

Panairi mbahet më 5,6 dhe 7 Prill 2024 në Mehrzweckhalle , Strengelbacherstrasse 27C, 4800 Zofingen– Zvicër në një hapësirë prej 2.800 m/2.

 

Qëllimi:

  1. Qëllimi i organizimit të Panairit Shqiptar 2024  është sensibilizimi i kompanive që produktet e tyre t’i nxjerrin në tregun ndërkombëtar.
  2. Kompanitë pjesëmarrëse të kenë mundësi që nëpërmjet këtij panairi të lidhin kontrata biznesore me kompani tjera.

 

Misioni:

  1. Misioni i yni si kompani, bashkë me partnerët tanë, është që ta rrisim interesimin për produktet tjera që nuk janë në tregun zviceran. Kjo nënkupton që produktet dhe shërbimet cilësore që ekspozohen në panairë të bëhen pjesë e kompanive dhe familjeve në Zvicër.
  2. Një mision tjetër i këtij panairi është edhe mundësia që kompanitë pjesëmarrëse të kontaktojnë direkt me përfaqësues të kompanive të mëdha zvicerane, të cilët për tre ditë rresht do të jenë të pranishëm në panair.
  3. Po ashtu në këtë panair të pranishëm do të jenë edhe arkitekt e inxhinierë të njohur në Zvicër.
  4. Vlen të theksohet se në këtë panair kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe përfaqësues të kompanive që shumë produkte të ndryshme nga Ballkani i kanë futur në tregun zviceran.

Vizioni:

  1. Vizioni i ynë është që panairi i përgjithshëm ndërkombëtar “Panairi Shqiptar 2024” të bëhet tradicional dhe të vazhdojë të organizohet të paktën një herë në vit në Zvicër.
  2. Ne synojmë që të jemi adresa kryesore dhe ura e komunikimit të ndërsjellët të kompanive nga Kosova, Maqedoni e Shqipëria me kompanitë që operojnë në Zvicër.